Si përdoret karta Neofone
1. Formoni numrin pa pagesë 0801 535 nga numrat Vodafone & AMC
2. Formoni numrin me dymbëdhjetë shifra të kartës dhe shtypni butonin #
3. Formoni numrin që doni të telefononi duke vendosur para prefiksin (kombëtar osendërkombër) dhe shtypni butonin #
Numrin me dymbëdhjetë shifra të kartës duhet të vendoset për çdo telefonatë që do të kryej?
Jo, për çdo telefonatë që do të kryeni nuk do të keni për të formuar përsëri numrin me dymbëdhjete shifra të kartës, sepse sistemi yne regjistron numrin me dymbëdhjetëshifra dhe do të njohë menjëherë numrin tuaj celular.
Do më nevojitet të ruaj ne telefonin tim celular numrin e aksesit pa pagesë 0801 535?
Po, ju duhet të ruani vetëm numrin e aksesit tonë pa pagesë në telefonin tuaj celular sepse sistemi ynë do të njohë menjëherë numrin tuaj celular dhe më pas formoni numrin e destinacionit kombëtar dhe ndërkombëtar.
Karta Nefone ka nje datë skadimi?
Po, është e vlefshme për 90 ditë nga realizimi i thirrjes së parë.
A mund ta kontrolloj balancën e kreditit të kartës?
Po, pasi të keni formuar numrin e destinacionit tuaj do të degjoni se sa eshtë balanca e kredisë që keni në llogari dhe kohën në minuta të bisedes që do të kryeni.
Mund të përdor kartën Neofone në dy numra telefoni celular?
Jo, nuk është e mundur në dy numra. Karta përdoret vetëm nga një numër telefoni celular.
Çfarë duhet të bëj në rast të problemeve me shërbimin?
Thjesht kontaktoni Shërbimin e Klientit mobile card në mënyrat e mëposhtme:
- Telefononi në shërbimin e klienti +355 4 5300139
- Duke derguar Fax: +355 4 5300002 nga e hëna deri të premten 9.00-17.00
Në çdo rast është e nevojshme për të treguar në kërkesën tuaj, emrin/mbiemrin dhe numrin e telefonit / mail, madje edhe numrin serial të shtypura në kartën tuaj.
Ku mundet ta blej kartën Neofone?
Karta e parapaguar Neofone e gjeni: Në të gjitha filialet dhe zyrat e Postës Shqiptare, në pikat e shitjes së gazetave dhe në dyqanet ku ndodhet e afishuar logo Neofone.
Ku mund të gjej Tarifat e kartës Neofone?
Tarifat e kartës Neofone janë më të lira në treg për bisedat në destinacione kombëtare dhe ndërkombëtare. Tarifat janë në dispozicion në këtë website, sipas tarifave të listuara për destinacionet e ndara ne shtete. Tarifat ndryshojnë në varësi të vendit me te cilin ju deshironi të kryeni telefonata.
A ka karta ndonje tarifë lidhje me numrin celular apo tarifim shtesë?
Nuk ka asnjë tarifë të fshehur apo ndonjë tarifë tjeter shtesë. Do të paguani vetëm për bisedat që do të kryeni.
Mund të përdorni karta nga çdo operator mobile?
Jo, karta Nefone përdoret nga operatori mobile AMC dhe Vodafone.Me operatorët e rrjetit fiks nuk mund të përdorni numrin e aksesit të shtypur në kartë.
Si duhet të veproj për të përfituar një ofertë të mirë për destinacionet preferuara të telefonatave ku do të kryej?
Kontaktoni me numrin +355 4 5300139 për të bërë kërkesën tuaj për ofertë dhe për të marre një informacion më të detajuar për tarifat e destinacionit që do të kryeni telefonatën.
Me kartën Neofone mund të telefononi në Shqipëri?
Po, sigurisht mund të kryeni telefonata në Shqiperi duke dërguar thirrje drejt destinacionit, me tarifat shumë konkurruese në treg.