A mund të përzgjedh një numër telefoni fiks Neofone?
Po, mund të paraqiteni pranë zyrave tona në adresën e Neofone sh.p.k dhe të informoheni nëse numri që dëshironi është i lirë.

Çfarë duhet të kem për të patur një numër telefoni Neofone?
Mjafton vetëm një linjë interneti për të patur shërbimin e telefonisë fikse.

Sa është kosto e telefonave me IP?
Telefonat tanë me Ip kushtojnë vetëm 5000 lek.

Si mund të kaloj numrin nga emri individual në emër institucioni?
Për këtë proçedurë duhet të paraqiteni pranë zyrave tona në adresen Neofone Sh.p.k ose të kontaktoni me një nga përfaqësuesit e shitjeve të dyqaneve ku ndodhet i afishuar logo Neofone në mënyrë që t’ju bëhet oferta e duhur për planin tuaj tarifor.

Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të paraqisni në këtë rast:
a) pasaportë
b) vërtetim që jeni punonjës i institucionit
c) formulari përkatës i tjetërsimit që gjendet në dyqanet ku ndodhet i afishuar logo Neofone.
A mund të kontaktoj falas me abonentët e tjerë?Po, ju mund të kontaktoni falas me abonentë të tjerë nëse i përkisni të njëjtit grup me abonentët e tjerë të kompanisë Neofone. Në këtë rast, administratori i kompanisë duhet të dërgoj një kërkesë zyrtare në Neofone për të aplikuar biseden falas në numrat e përzgjedhur.

Si mund të aktivizoj thirrjet ndërkombëtare? (Për abonentët Business)
Mund t’i aktivizoni thirrjet ndërkombëtare duke dërguar një e-mail në adresën info@neofone.al

Si realizohet Portimi?
Mjafton të paraqiteni me Kartën e Identitetit pranë zyrave tona dhe të plotësoni kërkesën për bartjen e numrit, (formulari standart nga AKEP) dhe nënshkruani kontratën për shërbimin e telefonisë. Procesi i bartjes së numrit ofrohet FALAS!

A mund të mbaj munrat ekzistues të biznesit tim dhe të kaloj në telefonine fikse Neofone?
Po, ju mund të mbani numrat ekzistues të biznesit tuaj që keni përdorur më parë dhe të kaloni në linjën fikse Neofone.

Biznesi që une zoteroj është biznes i madh deri në 500 punonjes, a mund të kem shërbimin e telefonisë tuaj fiks?
Po, ne kemi sisteme linjash flexible deri në 500 punonjës.

Ka tarifa shtesë për telefonatat që do të kryej, si realizohet tarifimi i bisedave telefonike?
Jo, nuk ka asnjë tarifë shtesë do të paguani vetëm për bisedat që do të kryeni. Tarifimi është per sekondë.

A mund të përdor njekohësisht linjën e telefonit dhe të internetit?
Po, shërbimi i telefonise dhe i internetit ofrohen njëkohësisht.

Mundet të kontrolloj sekretarinë e telefonit nëpërmjet internetit me e-mail?
Po, kontrollimi i sekretarisë është i mundur nëpërmjet adresës tuaj të e-mailit ju mund të kontrolloni mesazhet dhe histrorikun e telefontave të numrit tuaj fiks.

Do të ketë detyrime të ndonje kosto fikse abonimi mujore për linjën e biznesit?
Jo, nuk ka asnjë kosto fikse të abonimit mujor për linjën tuaj.

Është i mundur shërbimi faks me telefoninë fikse Neofone?
Po, ju mund të dërgoni faks dhe të merrni nga partnerët e biznesit tuaj njëkohësisht me të njëjtin numër telefoni.