Çfarë është VoIP?

Voice over Internet Protocol (VoIP) është një arritje e madhe për telekomunikacionin, me aftësinë e tij për të transmetuar zë mbi një rrjet të internetit të ndërtuar mbi IP.

Ku bazohet teknologjia VoIP?
Teknologjia VoIP bazohet në Adresen IP (Internet Protocol), e cila eshte një numër unik, i ngjashëm me një numër telefoni, që identifikon kompiuterat gjatë lidhjes me njëri tjetrin për dhënien dhe marrjen e informacionit, nëpërmjet Internetit duke perdorur Internet Protocol.

Çfarë ofron VoIP?
Me teknologjine VoIP realizohet shpejtësi e lartë, fleksibilitet dhe siguri të komunikimeve elektronike si telefoni, transmetim të dhena dhe video, të unifikuar në rrjetin tuaj. Menaxhim të komunikimeve elektronike me shumë karakteristika. Akses për të shtuar linja telefonike, të cilat ju lejojne të dërgoni më shumë se një thirrje telefonike. Komunikimet elektronike me VoIP ofrojnë përparësi të shumta në një kompani biznesi.

Avantazhet e VoIP

Ritje të produktivitetin dhe kosto të ulët sherbimi:
Kosto të ulët të shërbimeve të telekomunikacioneve që ofron VoIP. Ulje të shpenzimeve financiare të biznesit, sepse nuk keni më nevoje të udhëtoni në konferenca web, të realizoni video thirrje dhe të përdorni mjete të tjera komunikimi. Ndikim në rritjen e produktivitetit të kompanisë. Ju krijon mundësine për të evidentuar stafin tuaj dhe si t’i kontaktoni ata. Në rastin kur përdoruesit nuk janë në të njëjtin vend, ata janë në gjëndje për të hyrë në VoIP kudo që ata ndodhen, mjafton të kenë akses në një lidhje interneti.

Integrimi
Teknologjia VoIP mundëson integrimin me format e tjera të komunikimit. Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme në Customer Relationship Management duke ndihmuar për të rritur produktivitetin gjatë shitjes dhe blerjes së produkteve.

Fleksibilitet
Duke bërë ndryshime direkt përmes komandave në PC tuaj ose duke telefonuar në një ofrues të shërbimit të komunikimeve elektronike.

Funksionaliteti
Aftësia e përdorimit të karakteristikave të veçanta. Këto karakteristika përfshijnë forwarding e thirrjes dhe mesazheve elektronike, menyrën e tre konferenca , videokonferencat dhe shpërndarjen e avancuar të thirrjes.
Duke pasur një rrjet të të dhënave në vend të linjave të rregullta telefonike, bizneset janë në gjëndje për të kombinuar të gjitha komunikimet në një rrjet të vetëm.

Produktiviteti
Me zbatimin e një sistem telefonie VoIP në biznese do të kete rritje të produktivitetit.VoIP rrit produktivitetin nëpërmjet inbox të integruar dhe në kohë reale videoing. Ky sistem është gjithashtu i lehtë për t’u mësuar, që do të thotë, pa nevojen e trajnimeve. Punonjësit kanë mundësi të punojnë nga distanca, që do të thotë se ata do të jenë të lumtur dhe të punojnë më shumë.

Kostot më të ulëta
Shpenzimet do të jenë më te ulëta për shkak se ju nuk do të keni aq shumë linja telefonike te lidhura në zyrat tuaja dhe kosto e shërbimeve do të jetë më e ulët se ato që ofrohen nga teknologjitë e tjera.