Neofone është krijuar në vitin 2009 si ofrues i shërbimit të internetit dhe shërbimeve telefonike në Shqipëri. Ofron një gamë të gjërë të shërbimeve të telefonisë për klientët biznes dhe familjarë. Duke qenë një kompani e re me teknologji bashkëkohore është një sfidë ne tregun e telekomunikacionit.
Neofone me teknologjinë VoIP ofron shpejtësi të lartë, fleksibilitet dhe siguri të komunikimeve elektronike në shërbimet telefoni, internet dhe transmetim të dhënash. Aktualisht teknologjia VoIP u jep mundësi bizneseve që të plotësojnë kërkesat e tyre të komunikimeve elektronike me kosto të ulët.
Suksesi i Neofone mbështetet në disponueshmërinë e lartë të rrjetit dhe ofrimin e shërbimeve me standarde bashkohore. Neofone është operatori i parë shqiptar që ofron shërbimin me kartë të parapaguar nëpërmjet telefonëve celularë duke ofruar mundësinë e komunikimit me tarifat më të lira brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Neofone ofron tranzitimin ndërkombëtar nëpërmjet interkoneksionit me më shume se 100 kompani ndërkombëtare. Neofone është i orientuar në identifikimin dhe zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve për të ardhmen, duke u mbështetur mbi zhvillimet më të fundit të teknologjisë botërore.