Opsionet

Neofone është operatori i parë që ofron shërbimin me kartë të parapaguar, vetëm nëpërmjet telefonit celular dhe një platformë shërbimi ndryshe nga të gjitha kartat telefonike që keni përdorur më parë.

Sistemi ynë regjistron numrin me dymbëdhjetë shifra herën e parë dhe do të njohë menjëherë numrin tuaj celular kur të telefononi përsëri.

Sa herë që formoni numrin e aksesit pa pagesë 0 801 535 nuk do të keni për të formuar përsëri numrin me dymbëdhjetë shifra të kartës.

Ruani vetëm numrin e aksesit tonë pa pagesë 0 801 535 në telefonin tuaj dhe më pas formoni numrin e destinacionit, për të mbetur të kënaqur me tarifat e lira të kartës Neofone.

Pasi të keni formuar numrin e destinacionit tuaj do të degjoni se sa është balanca e kredisë që keni në llogari dhe kohën në minuta të bisedës që do kryeni.

Në çdo bisedë me kartën Neofone mund të informoheni në çdo kohë mbi koston e telefonatës së kryer.

Veçoritë

Nuk ka asnjë tarifë të fshehur apo ndonjë tarifë tjetër shtesë.
Karta Neofone është e vlefshme për abonentët e numrave Vodafone dhe AMC.
Neofone sjell në treg kartën me çmim 500 lekë me (T.V.SH).

  

Kartën e parapaguar Neofone e gjeni:

  • Në të gjitha filialet dhe zyrat e Postës Shqiptare
  • Në pikat e shitjes së gazetave
  • Dyqanet ku ndodhet e afishuar logo Neofone

 

 

1. Formoni numri pa pagesë 0801 535 nga numrat Vodafone & AMC
2. Formoni numrin me dymbëdhjetë shifra dhe shtypni butonin #
3. Formoni numrin që doni të telefononi duke vendosur para prefiksin
(kombëtar ose ndërkombëtar) dhe shtypni butonin #

Për telefonatat me operatorët brënda vëndit tonë, mjafton vetëm numri i telefonit
psh. 069 ******* ose 04223****

* Karta mund të përdoret vetëm nga një numër telefoni.
* Karta përdoret vetëm në Shqipëri

 

Shënime:
*Minimumi i kohës fillestare të bisedës për telefonata kombëtare dhe ndërkombëtare ështe 2 minuta. Pas 2 minutave të para të telefonatës do zbatohet tarifimi për minutë.

Numrin me dymbëdhjetë shifra të kartës duhet të vendoset për çdo telefonatë që do të kryej?
Jo, për çdo telefonatë që do të kryeni nuk do të keni për te formuar përsëri numrin me dymbëdhjetë shifra të kartës, sepse sistemi ynë regjistron numrin me dymbëdhjetëshifra dhe do të njohë menjëherë numrin tuaj celular.

Do më nevojitet të ruaj në telefonin tim celular numrin e aksesit pa pagesë 0801 535?
Po, ju duhet të ruani vetëm numrin e aksesit tonë pa pagesë në telefonin tuaj celular sepse sistemi ynë do të njohë menjëherë numrin tuaj celular dhe më pas formoni numrin e destinacionit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Karta Neofone ka nje datë skadimi?
Po, është e vlefshme për 90 ditë nga realizimi i thirrjes së parë.

A mund ta kontrolloj balancën e kreditit të kartës?
Po, pasi të keni formuar numrin e destinacionit tuaj do të degjoni se sa eshtë balanca e kredisë që keni në llogari dhe kohën në minuta të bisedës që do të kryeni.

Mund të përdor kartën Neofone në dy numra telefoni celular?
Jo, nuk është e mundur në dy numra. Karta përdoret vetëm nga një numër telefoni celular.

Çfarë duhet të bëj në rast të problemeve me shërbimin?
Thjesht kontaktoni Shërbimin e Klientit mobile card në mënyrat e mëposhtme:

  • Telefononi në shërbimin e klienti +355 4 5300139.
  • Duke derguar Fax: +355 4 5300002 nga e hëna deri të premten 9.00-17.00.

Në çdo rast është e nevojshme për të treguar në kërkesën tuaj, emrin/mbiemrin dhe numrin e telefonit / mail, madje edhe numrin serial të shtypura në kartën tuaj.

Ku mundet ta blej kartën Neofone?
Karta ndodhet në të gjitha filialet dhe zyrat Postës Shqiptare, në pikat e shitjes së gazetave dhe në dyqanet ku është e afishuar logo Neofone.

Ku mund të gjej tarifat e kartës Neofone?
Tarifat e kartës Neofone janë më të lira në treg për bisedat në destinacione kombëtare dhe ndërkombëtare. Tarifat janë në dispozicion në këtë website, sipas tarifave të listuara për destinacionet e ndara në shtete. Tarifat ndryshojnë në varësi të vendit me të cilin ju deshironi të kryeni telefonata.

A ka karta ndonje tarifë lidhje me numrin celular apo tarifim shtesë?
Nuk ka asnjë tarifë të fshehur apo ndonjë tarifë tjetër shtesë. Do të paguani vetëm për bisedat që do të kryeni.

A mund të përdoret karta nga çdo operator mobile?
Jo, karta Nefone përdoret nga operatori mobile AMC dhe Vodafone. Me operatorët e rrjetit fiks nuk mund të përdorni numrin e aksesit të shtypur në kartë.

Si duhet të veproj për të përfituar një ofertë të mirë për destinacionet preferuara të telefonatave ku do të kryej?
Kontaktoni me numrin +355 4 5300139 për të bërë kërkesën tuaj për ofertë dhe për të marrë një informacion më të detajuar për tarifat e destinacionit tuaj që dëshironi të kryeni telefonatën.

Me kartën Neofone mund të telefononi në Shqipëri?
Po, sigurisht mund të kryeni telefonata në Shqiperi duke dërguar thirrje drejt destinacionit, me tarifat shumë konkurruese në treg.

 

Destinacioni Minuta fiks
Tarifa me T.V.SH
Minuta celular
Tarifa me T.V.SH
Europa

Angli

35 min

14 lekë/min

25 min

20 lekë/min

Austri

25 min

20 lekë/min

15 min

33 lekë/min

Belgjikë

30 min

16 lekë/min

25 min

20 lekë/min

Bullgari

25 min

20 lekë/min

20 min

25 lekë/min

Danimarkë

30 min

16 lekë/min

25 min

20 lekë/min

Francë

35 min

14 lekë/min

25 min

20 lekë/min

Finlandë

20 min

25 lekë/min

17 min

28 lekë/min

Greqi

35 min

14 lekë/min

30 min

16 lekë/min

Gjermani

35 min

14 lekë/min

25 min

20 lekë/min

Hollandë

30 min

16 lekë/min

20 min

25 lekë/min

Itali

35 min

14 lekë/min

25 min

20 lekë/min

Kosovë

15 min

33 lekë/min

10 min

50 lekë/min

Maqedoni

15 min

33 lekë/min

10 min

50 lekë/min

Norvegji

25 min

20 lekë/min

15 min

33 lekë/min

Rumani

27 min

18 lekë/min

20 min

25 lekë/min

Spanjë

30 min

16 lekë/min

20 min

25 lekë/min

Suedi

30 min

16 lekë/min

20 min

25 lekë/min

Turqi

20 min

25 lekë/min

10 min

50 lekë/min

Zvicër

 

25 min

20 lekë/min

15 min

30 lekë/min

Amerika

Kanada

50 min

10 lekë/min

50 min

10 lekë/min

SHBA

50 min

10 lekë/min

50 min

10 lekë/min

Azia

Arabi Saudite

15 min

33 lekë/min

10 min

50 lekë/min

Kinë

30 min

16 lekë/min

15 min

33 lekë/min

Rusi

20 min

25 lekë/min

10 min

50 lekë/min

Australia

Australi

20 min

25 lekë/min

15 min

33 lekë/min

Kombëtare

Shqipëri

25 min

20 lekë/min

20 min

25 lekë/min

Shënim:
* Të gjithë çmimet e lartpërmendur përfshijnë T.V.SH.

 

Shkarkoni listën e detajuar të çmimeve