A mund të përdor njëkohësisht internetin dhe telefonin?
Po, shërbimi i telefonisë dhe i internetit ofrohen njëkohësisht.

A mund të konfiguroj më shumë se një numër telefoni?
Neofone ofron mundësinë e paisjes së dy linjave me shërbim telefonie me dy numra të ndryshëm të konfiguruar në to.

Si mund të marrë një numër fiks telefoni Neofone?

Telefonia fiks Neofone ju jep mundësinë të zgjidhni mënyrën e aktivizimit të tij, me parapagesë apo me kontratë. Për aktivizimin e një numri Neofone fiks, duhet të paraqiteni pranë zyrave tona me dokumentacionin përkatës (Pasaportë ose Kartë Identiteti) dhe të përzgjidhni ndër ofertat e ndryshme.

Çfarë duhet të kem për të patur një numër telefoni Neofone?
Mjafton vetëm një linjë interneti për të patur shërbimin e telefonisë fikse.

Sa është kosto e telefonit me IP?
Telefonat tane me Ip kushtojnë vetëm 5000 lek.

Ka tarifa shtesë për telefonatat që do të kryej, si realizohet tarifimi i bisedave telefonike?
Jo, nuk ka asnjë tarifë shtesë do të paguani vetëm për bisedat që do të kryeni.Tarifimi është per sekondë.

Do të ketë detyrime të ndonje kosto fikse abonimi mujore për linjën e telefonisë fikse familjare?
Jo, nuk ka asnjë kosto fikse të abonimit mujor për linjën tuaj.

A mund të kontaktoj falas me abonentët e tjerë?
Po, ju mund të kontaktoni falas me abonentë të tjerë nëse i përkisni të njëjtit grup me abonentët e tjerë të kompanisë

Çfarë është Portimi?
Portimi ose bartja e numrit është procesi i cili lejon pajtimtarët e shërbimit telefonik fiks, të mbajnë numrat e tyre dhe të ndërrojnë sipërmarrësin që ofron shërbimin. Çdo abonent i shërbimit telefonik ka të drejtë të mbajë numrin e tij fiks, dhe të zgjedhë midis operatorëve që ofrojnë të njëjtin shërbim.

Si realizohet Portimi?
Mjafton të paraqiteni me Kartën e Identitetit pranë zyrave tona dhe të plotësoni kërkesën për bartjen e numrit, (formulari standart nga AKEP) dhe nënshkruani kontraten për shërbimin e telefonisë. Procesi i bartjes së numrit ofrohet FALAS!

A mund të mbaj munrin tim ekzistues dhe të kaloj në telefoninë fikse Neofone?
Po, ju mund të mbani numrin tuaj ekzistues që keni përdorur më pare dhe të kaloni në linjën fikse Neofone. Duhet të paraqiteni pranë zyrave tona në adresën Neofone sh.p.k dhe të plotësoni formularin kërkese për mbajtjen e numrit tuaj ekzistues.