Çfarë lloj IP-sh ofroni?
Ne ofrojmë IP – publike/ statike të cilat u jepen kryesisht klientëve biznese ndersa klientët rezidenciale u ofrohet IP Dinamike .

Cilat janë teknologjitë që përdor kompania Neofone?
Fibër Optike

Ku mund të nënshkruaj kontratën me Neofone?
Ju mund të paraqiteni prane zyrave tona në adresën e Neofone sh.p.k .

Si mund të shikoj përdorimin e limitit doënload/upload?
Përdorimi i limitit tuaj download/upload kontrollohet shumë lehtë në faqen zyrtare të Neofone www.neofone.al

Si mund të zgjedh shërbimin e internetit me fibër optike apo wirless që është i përshtatshëm për biznesin tim?
Kjo varet nga aktiviteti që ju kryeni në internet. Në qoftë se aktiviteti juaj përfshin shkarkime të shumta audio/video me kapacitet të lartë dhe keni nevoje për një linje pa interfrenca e të dedikuar atëhere shërbimi i internetiti më i përshtshëm për ju eshte fibra optike. Për më shumë shikoni faqen web www.neofone.al në kategorinë e Shërbimit të Internetit.

Cili është ndryshimi midis shërbimit të ndarë (“shared”) dhe të dedikuar?
Shërbimi familjar është i “ndarë” për të patur një kosto më të ulët të shërbimit të internetit të përballueshme nga përdoruesit familjarë, ndarje kjo që bëhet në mënyrë eficente nga kompania “Neofone”. Shërbimi “i dedikuar” është shërbim i internetit me shpejtësi të njëjtë si në download dhe upload, gjatë gjithë kohës në dispozicion të klientit si në kontratë.

Linja e internetit është shumë e ngadaltë. Çfarë duhet të bëj ?
Neofone garanton qëndrueshmëri të rrjetit të tij dhe të aksesit të Internetit. Si pasojë e faktorëve të jashtëm shpejtësia e Internetit ka luhatje. Routeri ose Switch-i,duhet të verifikohet nëse kapaciteti i tyre është i mjaftueshëm dhe nëse konfigurimi i firewall-it nuk e bllokon lidhjen.

Si do të njoftohem kur shërbimi do të ndërpritet ?
Kur ju të aksesoni internetin do tju shfaqet një faqe e cila do tju lajmerojë për mbylljen e shërbimit si pasojë e moshlyerjes së detyrimeve ndaj kompanisë për shërbimet që ju keni.